Bashkia e Shkupit do ta ndihmojë qytetin e Zagrebit, pas tërmetit që e kaploi këtë të fundit.

Bashkia e Shkupit do të dërgojë ndihmë prej 50 mijë eurove, tha kryetari Petre Shilegov.

Ai deklaroi se ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij Bandiq dhe duke pasur parasysh se janë mbyllur kufijtë për shkak të coronavirusit, ndihma do të jetë me para.

Zagrebi të hënën në mëngjes u godit nga disa tërmete, nga i cili pati edhe viktima dhe persona të lënduar, ndërsa u shkaktua edhe dëm i madh material.

Ndryshe, Shkupi dhe Zagrebi u binjakëzuan në vitin 2011 dhe deri tani kanë bashkëpunuar në fushën e arsimit, sportit, trafik dhe kulturë.