Secila ditë po sjell risi të reja lidhur me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti ndërkohë që partitë politike tashmë kanë shtrirë garën e tyre për të gjetur kandidaturat më të mira për t’u bërë ballë rivalëve politik, transmeton Zhurnal.mk

Lëvizja Besa në komunën e Sarajti sipas informacioneve të fundit që ka mësuar Zhurnal.mk në listë për kandidim e ka Bashkim Bakiun.

Gjithmonë bazuar në informacionet e fundit, Bakiu tek Lëvizja Besa si duket nuk ka konkurencë në këtë drejtim dhe pritet të jetë kandidati i vetëm që do të kalojë filtrat e kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa për kreun e komunës së Sarajit.

Ndërkohë që Bashkim Bakiu gjatë gjithë kohës ka pasur kritika të ashpra ndaj kreut të kësaj komune me arsyetim se komuna e Sarajit ka punuar shumë pak për interesat e qytetarëve të kësaj komune, gjë që shihet të jetë e vërtetë pasiqë muajve të fundit revolta e banorëve të kësaj komune kishte arritur kulmin pasiqë disa banorë të Sarajit kishin grumbulluar mbeturinat dhe i’a kishin dërguar kryetarit të komunës para dyerve të ndërtesës.