Nuk e di çka nuk kuptoni?!

Që nga krijimi i LR-PDSH qëndrimet e kësaj strukture ishin të qarta. Pra, nëse LR-PDSH do i fitoj zgjedhjet, në cilësin e fituesit në kampin politik shqiptar do i ftoj të gjitha partitë politike shqiptare që të krijojnë një front të përbashkët, i cili do vendos kushte te pala tjetër. Ky qëndrim është përsëritur mbi 2.5 vite nëpërmes kryetarit Ziadin Sela.

A nuk e keni dëgjuar?!

E njejta qasje më vonë u pranua edhe nga partitë politike të cilat krijuan Aleancën për Shqiptarët. Kjo Aleancë, bashkë me Lëvizjen Besa arritën që të ndryshojnë skenën politike shqiptare në Maqedoni. Ndryshimi i skenës politike parazgjedhore solli rezultatin e vetë dhe ky rezultat ishte: zvoglimi i fuqisë së BDI-së dhe kalimin e PDSH nga partia e parë opozitare, te partia e fundit në kampin politik shqiptar.

Edhe unë personalisht jam i bindur se fitorja e fuqishme eventuale e BDI në zgjedhje nuk do sillte pozitën e sotme të kësaj partie, e cila është e detyruar që të ulë kokën dhe të kërkoj medet te forcat e reja politike. Pra, kjo situat sjell fituesin e kampit shqiptarë (duam apo nuk duam ta pranojm është BDI me 10 deputet) që të huazon idenë e LR-PDSH për formimin e kampit shqiptar, i cili do të vendos KUSHTE (edhe një term i huazuar nga LR-PDSH) përballë mandatarit të palës tjetër. Besoj fuqishëm se me një front të përbashkët shqiptar, me kushte të qarta, do i vështirësonim punën mandatarit maqedonas për të vënë stabilitetin e shtetit që aq shumë e duan në kurriz të shqiptarëve. Një front i përbashkët mund të ishte një sinjall i një qasje ndryshe nga e kaluara (ku dy partita riheshin në parlament dhe pastaj putheshin në Përzhino). Takimi i përbashkët i të gjith faktorit politik shqiptar do vështirësonte edhe manipulimet eventuale që mund të ndodhin.

Pra, të nderuar është koha për një tryez të përbashkët. Jo për të amnestuar kriminelët. Jo për të amnestuar të kaluarën e cila është keq menaxhuar nga BDI. Jo për të amnestuar amoralitetin e saj. Por, për të respektuar vendimin e shumicës së shqiptarëve të cilët ia dhanë sërisht besimin BDI-së, (normal me rrënje të madhe votash), për të qenë pjesë e procesit dhe për të mos lejuar që kjo parti të shkel sërisht mbi vullnetin edhe të votuesve të vetë.

Jam thellësisht i bindur që qeveria e ardhshme, pavarsisht kush do jetë në të do t’iu jep vendin e merituar krimilëve, pa çka nëse ato kriminel do mundohen të fshihen nën petkun e qeverisë. Procesi i ndryshimit politik në Maqedoni, përveç se do ketë epilog kushtet e realizuara të shqiptarëve, ai gjithashtu do të ketë epilog edhe pastrimin e skenës politike nga politikanët e korruptuar dhe kriminel. As Ziadin Sela, as Ali Ahmeti, as Menduh Thaçi, as Vesel Memeti, as Gëzim Osdreni, nuk do mund ti ikin Fatime Fetahu, sepse ajo do ketë rolin kryesor në vitet në vijim./fol.mk

Elmir Sejfullai