Ministria për Punë të Brendshme(MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (08.06.2023) në fshatin Tashmarinishtë të Strugës ka privuar nga liria 68 vjeçarin S.N. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar 71 plumba me kalibër të ndryshëm dhe një pushkë ajrore. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.