Bastoret në Shkup përveç asaj që janë përplot me qytetarë, ato shpesh herë i vizitojnë edhe fëmijë, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj. Kamera e TV21 ka inçizuar disa fëmijë duke dalë nga bastoret.

 

Nga ana tjetër sociologët thonë se niveli i madh i papunësisë tek të rinjtë është një nga arsyet kryesore për praninë e të rinjve gjithandej nëpër bastoret e vendit.

Sipas hulumtimit të ESPAD-it gjatë vitit 2016, 13 përqind e të miturve kanë thënë se luajnë bastore. Përndryshe, sipas Ligjit për marrëdhënie detyrimore personat në moshë nën 18 vjet nuk duhet lejuar të merren me lojërat e fatit. Ndërkaq, Organizatorët e lojërave të fatit janë të obliguar të mos i lejojnë të miturit të luajnë lojëra fati./Telegrafi/