Bayern Munichu ka triumfuar me rezultat të thellë 7-0 ndaj Bochumit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Bundesliga.Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat pasi barazimit në javën e parë ndaj Borussia Monchengladbach.Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Leroy Sane (19’), Joshua Kimmich (27’, 65’), Serge Gnabry (32’), Vassilios Lampropoulos (OG, 43’), Robert Lewandowski (61’) dhe Eric Choupo-Moting (79’).Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori gjerman, Kimmich, i cili pas dy golave u notua me 9.2.Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafir, Armel Bella-Kotchap që u vlerësua me notë 5.0.