Bayern Munich e ka përmbyllur kampionatin me fitore, pasi ka mposhtur Freiburgun me rezultat 4-1.

Skuadra e Carlo Ancelottit u shpall kampion para disa javëve, por e ka respektuar kampionatin deri në fund duke shënuar fitore të njëpasnjëshme.

Kështu ndodhi edhe ndaj Freiburgut në ndeshjen e fundit, të cilën e fituan me rezultat 2-1, me dy gola të shënuara në secilën pjesë.

 

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 1-0 në favor të vendasve, me golin e shënuar nga Arjen Robben në minutën e katërt pas asistimit të Xabi Alonsos.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat arritën të shënojnë gola, ku fillimisht ishin Bayerni që dyfishuan epërsinë me Arturo Vidal në minutën e 73, ndërsa në minutën e 76 ishte Nils Petersen që shënoi për 2-1.

Në minutat shtesë Bayerni shënoi edhe dy gola, Robben në minutat shtesë për 3-1 dhe Joshua Kimmich për rezultatin përfundimtar 4-1.

Vlen të theksohet se ky ishte takimi i fundit për legjendat, Philipp Lahm, Xabi Alonso e portieri Tom Starke që vendosen të pensionohen nga futbolli i luajtur. /Telegrafi/