Bayern Munich është rikthyer te fitoret, pas dy ndeshjeve pa e shijuar atë. “Bavarezët” triumfuan me përmbysje 4:1 ndaj Greuther Furth, në kuadër të javës së 23-të në Bundesligë.
Por, ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” nuk nisi mirë për vendasit.
Ata u gjenden në disavantazh pas pjesës së parë, kur Hrgota realizoi në minutën e 43-të.
Por, pjesa e dytë ishte pasqyrë tjetër. Fillimisht Robert Lewandowski barazoi shifrat në minutën e 47-të, para se Griesbeck të shënonte autogola dhe t’ia jepte epërsinë Bayernit.
Në minutën e 82-të, Lewandowski shënoi golin e dytë personal sonte dhe të tretin për vendasit.
Krejt në fund në minutat shtesë, Choupo-Moting shënoi për 4:1.
Me këtë fitore, Bayerni shkon në kuotën e 55 pikëve në vendin e parë, kurse Greuther Furth mbetet i fundit me 13 pikë gjithsej.