Ndeshja kryesore e xhiros së 13-të në Bundesligën gjermane, Bayer Leverkusen-Bayern Munchen ka përfunduar me fitore të Bayern Munich 1-2. Bayerni e përfundon vitin 2020 si lider në Bundeligë për këtë vit me 30 pikë

Bayer Leverkusen-Bayern Munchen ishte ndeshja kryesore e kësaj jave në Bundesligën e Gjermanisë, e cila ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-2.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte tepër interesante me raste të ndryshme shënimi që u krijuan nga të dyja skuadrat.

Bayer Leverkusen do të shënonte golin e parë në minutën e 14-të dhe ishte Patrick Schick që shënoi një gol të bukur në minutën e 14-të.

Schick do të shënonte edhe një gol në minutën e 28-të por VAR e anuloi atë për pozitë jashtëloje.

Bayern Munchen do ta barazonte rezultatin në minutën 43-të dhe ishte një gol i realizuar nga bashkëpunimi në mes të dyshes se vjetër të Bayernit, Muller – Lewandowski ku ky i fundit shënoi gol me kokë.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kishin raste të mira për shënim por më shumë sulmuan Bayerni pasi që kishin 12 tentime për gol, për dallim nga Leverkuseni që kishte më shumë posedimin e topit.

Në fund në minutën e 3 shtesë të takimit për Bayernin në skenë do të dilte përsëri Lewandowski që shënoi golin e dytë personal dhe të fitores në këtë ndeshje për t’ia dhënë fitores skuadrës së tij.

Kjo fitore e dërgon në vend të parë Bayernin më 30 pikë në Bundesligë, kurse Leverkusen është në vendin e tretë më 28 pikë. Ndeshjet e radhës në Bundesligë pritet të jenë ato në Vitin e Ri, ku do të fillojnë më 2 janar.