Mediumi prestigjioz BBC shkruan për vdekjen e këngëtares rome, Esma Redzepova, të cilën e cilëson si mbretëreshë të muzikës rome.

“Mbretëresha e muzikës rome, një nga zërat e parë që këndoi në gjuhën rome, ka vdekur në moshën 73-vjeçare”, raporton BBC, duke theksuar tutje se ishte Redzepova ajo që përfaqësoi shtetin e Maqedonisë në festivalin e këngës evropiane, “Eurovizion”, në vitin 2013.

Në shkrimin e BBC-së nuk lihet pa përmendur fakti se Redzepova njihej për iniciativat e saj për të ngritur gjithmonë zërin për të drejtat e grave. Ajo shquhej gjithashtu për punën e saj humanitare, zeri.

Këngëtarja e famshme nga Ballkani në jetën e saj ka rritur 47 fëmijë. Sipas “Roma Times”, për këtë arsye dhe të tjera, Esma ishte e nominuar tri herë për Çmimin Nobel për Paqe.