Ditëve të fundit  janë shpeshtuar kalimet e anëtarëve   të ndryshëm partiak    nga një parti në tjetrën. Pas lajmit të publikuar   në  media se kryetari i forumit rinor të BDI-së në Haraqinë  bashkë me strukturën rinore të kësaj partie, kaloi te aleanca për Shqiptarët.Sot  edhe   nëndega e BDI-së nga   fshatin Maranë  i është bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët. Nëpërmjet disa fotografive  të publikuara   në rrjetet sociale dëshmohet  qartë  se  këto kalime janë serioze dhe se së shpejti pritet të ndodh    “tërmet”   i përmasave  shkatërruese    dhe  do të godas BDI-në në një degë të kësaj partie në njw nga komunat rurale të rrethit të   Tetovës.

Duhet përmendur  se BDI përjeton krizën më të thellë  strukturale   që nga themelimi i kësaj partie. Pas  përgjysmimit të  rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e fundit të 11 dhjetorit dhe  largimit të shumë aktivistëve , kalimit të tyre në parti tjera, janë tregues  se rrënia e lirë e rejtingut të BDI-së është në përmasa shqetësuese dhe mund të ndodh që kjo të rezultojëedhe  me humbjen e të gjitha komunave që deri më tano  drejtoheshin nga kuadro të BDI-së.

© fol.mk