bisedimet për eshalonet e dyta dhe të treta mes Kryeministrit Zaev dhe partnerëve të tyre qeveritar Ali Ahmeti e Ziadin Sela, është dakorduar që pala shqiptare të ketë gjashtë zëvendës-ministra dhe shtatë sekretarë shtetëror, gjegjësisht 4 zv. Ministra për BDI-në dhe 2 për Aleancën për Shiqptarët, njejtë edhe për funksionin sekretarë shtetërorë, 5 për BDI-në dhe 2 për Aleancën për Shqiptarët. 


Siç mëson Zhurnal nga burime të afërta partiake, zëvendës-ministrat e BDI-së dhe Aleancës do të jenë në ato Ministri ku drejtohen nga Ministrat e LSDM-së, me qëllim që në secilin institucion shqiptarët të jenë të përfaqësuar. 

Nga kjo konstatohet se MPB do të ketë zv.Ministrin shqiptarë. Për zëvendës ministra nga pala shqiptare do të udhëheqin me Ministrin e Mbrojtes, MPB-në, Financat, Arsimin, Transportin dhe Politikën Sociale, ndërsa në MPJ do të ketë sekretarë shtetëror shqiptar./zhurnal.mk