Lajmi i publikuar para disa ditëve në fol.mk për nismën e  ndërmarë nga përfaqësues të rëndësishëm diplomatik në Shkup,  rreth përgatitjes së një dokumenti i cili do të nënshkruhej nga liderët e partive që përbëjnë shumicën e re parlamentare e që do ti ofronte garancë presidentit Ivanov se patitë nënshkruese të këtij dokumenti garantojnë dhe zotohen se do të mbrojnë dhe njëkohësisht do të forcojnë karakterin unitar të shtetit rezulton të jetë shumë i vërtetë.   Për dokumentin në fjalë sot në  emër të shumicës parlamentare LSDM-ja  nëpërmjet  konferencës për shtyp bëri të ditur  se në ditët në vijim do t’i dërgoj presidentit Ivanov garancitë e kërkuar për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.

Sipas tyre vetë  programi qeveritarë  është garanca më e mirë për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe se Ivanov duhet  sa më parë  ti  jep mandatin të nominuarit të saj për kryeministër Zoran Zaev.

Poashtu edhe nga BDI e  z. Ahmeti  njoftuan se janë të gatshëm të përkrahin liderin e LSDM-së Zoran Zaev bashkë me nënshkrimin e deklaratës  dhe zotimin e BDI-së se është e përkushtuar në mbrojtjen e unitarizmit të shtetit shtetit. “Ne i kemi dhënë mbështetje Zaevit që në emër të shumicës parlamentare t’ia dorëzoj Ivanovit garancitë e kërkuara për mandatin për formimin e qeverisë së re”, njoftuan nga BDI.

Në të njëjtën vijë  është edhe Lëvizja Besa e cila nëpërmjet zëdhënësit të saj z  Faton Fazliu e   “mbështet deklaratën apo garancitë të cilat i kërkon Ivanovi për programin qeveritar i cili është në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë”

Ndërsa nga Aleanca për shqiptarët  janë të rezervuar dhe thonë se: “I takon LSDM-së dhe Zaevit të kërkojë mandatin për qeverinë e re.

Mandatar është ZoranZaev, ai duhet të shkon dhe të arsyetohet ose të dërgon  letër dhe të zotohet  deri tek kryetari i shtetit. Ne si parti politike shqiptare që e përkrahim shumicën parlamentare ende nuk kemi vendos as për hyrje në qeveri dhe nuk kemi çfarë të bisedojmë me presidentin pasi që mendojmë se ai s’ka edhe kredibilitet. Përveç asaj ai është edhe fajtor i gjithë këtyre ngjarjeve që ndodhën gjatë pesë gjashtë muajve të fundit në Maqedoni  deklaroi Arben Taravari  i Aleancës  për Shqiptarët./fol.mk