Agjencia lajmeve Zhurnal, jozyrtarisht mëson se BDI dhe PDSH do kenë një marrëveshje të fshehtë parazgjedhore për të luftuar bllokun jashtëparlamentar shqiptar, me qëllim që të shmangin bashkimin e tyre eventual.

Marrëveshja ka të bëjë me atë që BDI të luftojë BESËN në Çair, ndërsa PDSH të luftojë LR-PDSH-në dhe UNITETIN në zonën zgjedhore 5, Strugë.

Sipas sistemit zgjedhor në Maqedoni, tashmë të verifikuar edhe në praktike, mund të mbijetojnë vetëm dy parti shqiptare dhe kjo shihet si mundësi reale e dy partive në fjalë, për të çuar në histori BESËN, Aleancën e Shqiptarëve, “LR-PDSH – RDK – UNITETI”, siç ndodhi më parë me DR-në, BDK, PDK, RDK dhe PPD-në.

BDI dhe PDSH besojnë se kanë eksperiencën e duhur për ti mundur partitë e vogla dhe kjo duhet të aplikohet TANI, njofton Zhurnal./transmeton zhurnal