Koment i redaksisë

 

Është tashmë çështje e kryer që BDI mbetet partia e vetme politike e kapur në çfarëdo forme nga VMRO-DPMNE dhe tek tuk nga LSDM. Kjo shihet qartë se ambiciet e tyre të mëdha për të marrë poste ministrore dhe se cili do zyrtar i kësaj partie mendjen e ka te kolltuku qeveritar, sesa te zbatimi i Deklaratës së Përbashkët i partive politike shqiptare.

Të vetmes parti shqiptare që nuk u ngop me pushtetin dhe që shpesh ia ka larë trurinë shqiptarëve, kësaj BDI-së asnjëherë nuk i ka interesuar çështja e shqiptarëve dhe integrimi i tyre në institucione, por interesi për të ndarë projektet qeveritare ka qenë dhe mbetet fjala kyçe e BDI-së. Kjo është parë në të gjitha zyrtarët e lartë të kësaj partie që në qeverinë Gruevski ishin kapur ndaj abuzimit me institucionet dhe paligjshmërive të ndryshme që tashmë nuk i mbulojnë aspak me asgjë.

Përkundër BDI-së që është e interesuar ndaj kolltukut dhe posteve ministrore, dhe që vetë Ali Ahmeti ishte në gjendje të heq dorë në një pjesë të Deklaratës së Përbashkët të liderëve politik shqiptarë. Konzistenca e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA është në qendër të vëmendjes për ta ruajtur përbërjen e saj si tërësi, duke insistuar të paktën për të mirën e shqiptarëve dhe vetë interesin shtetëror, ndërsa BDI turret pas ndarjes së posteve për të fituar ndonjë nam e nishan në kurriz të popullit.

Afera e përgjimeve nga Zoran Zaev dëshmoi se BDI është parti e veprimeve të jashtëligjshme politike, për të cilën partitë tjera shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA janë të angazhuar për rrëzimin e sistemit të Gruevskit e për t’i dhënë shpresë qeverisjes së re që tashmë duhet të jetë sistem vlerash për të gjithë qytetarët. Përkundër kapjes së BDI-së nga Gruevski duket ashiqare se janë duke punuar pas shpinës, por dihet se kur ke pas vetes të vërtetën, ajo mund të vonohet, por në fund ajo të nxjerr fitues dhe fer ndaj popullit. BDI është demaskuar, dhe se asnjë kolltuk e as post ministror nuk do t’ua laj mëkatet atyre edhe në cilindo pushtet e me cilindo subjekt politik të bashkëqeverisi.

© fol.mk