Ashtu siç paralajmëruan  , sot Ali Ahmeti në selinë e BDI-së ka tubuar  këshillin e përgjithshëm të partisë, bashkë më kryetarët e Komunave si dhe shtabin zgjedhor për të rifilluar sërish. Edhe pse  kjo parti si dhe shtabi i saj zgjedhor filluan shumë herët me aktivitet zgjedhore gati para një viti,   kur edhe ishin paralajmëruar se zgjedhjet do mbaheshion me 24 mars, datë kjo që ishte e betonuar nga lideri Ali Ahmeti, por e cila u shty për tu ribetonuar edhe njëherë me 5 qershorë.  A thua edhe sot në mbledhjen e këshillit të përgjithshënm  dhe shtabit zgjedhor të kësaj partie , do të betonohet  data e 11 dhjetrit për së treti herë.    Ajo që ra në sy  dhe që lexuesit e portalit fol mund ta shohin nëpërmjet video pamjeve që ka siguruar nga mbledhja shifet se  njerëzit më të përfolur të kësaj partie për afera koruptive dhe skandale  amorale, janë në krahë të Ali Ahmetit.   Pamjet që ju sjellim më poshtë tregojnë qartë se kush është ”alfa dhe omega ” në BDI, , njeriu   më besnik i shefit të shërbimit sekret , Musa xhaferi i cili  për shkak të presionit nga publikimi i sex skandalit me  një kolege deputete nga rradhët e partisë së tij u detyrua të tërhiqet, gjoja për tu lëshuar vendin një brezi të ri të politikanëve pa hipoteka, që në realitet nga këto pamje  janë në hije të Musës dhe Qimos.Kurse nga krahu tjetër i Ali Ahmetit qëndron edhe një figurë shumë e përfolur e kësaj partie,  ”Muratori” që u bë milioner , që i la shkollat pa  kulm dhe pa  nxemje, nxënësit pa transport kurse vetë  bënte jetë nate në hotele luksoze me 5 yje dhe hante dreka maramendëse    me parate  e qytetarëve, gjithnjë duke iu referuar raportit të revizionit shtetëror që u bë publik para disa ditëve.

 Për më tepër në lidhje me vendimet e  mbledhjesnga selia e BDI, së do tëe ju njoftojmë pasi të ketë përfunduar ky takim

© fol.mk