Në emisionin  Studio e  Hapur të organizuar nga Tv Nova ku ishin të ftuar bartësit e listave te njësis zgjedhore numer 1  nga partit politike shqiptare,erdhën vetëm Zulfi Adili nga Aleanca për Shqiptarë si dhe nga Lëvizja Besa Rexhep Memedi.Nga BDI ishte i ftuar Artan Grubi mirëpo ata vendosë që mos marrin pjesë në këtë debat ndërsa nga PDSH në momentin e fundit lëshuan debatin përshkak se nga Lëvizja Besa kanë dërguar përfaqësuesin e dytë të listës dhe jo të parin.

Në fillim të emisionit Z.Adili ceki se për të disatën herë me rradhë BDI nuk duan,nuk janë në gjendje ose kanë frik të ballafaqohen në emisionet ku është prezent z.Zulfi Adili dhe kjo simbas Qufes është mangësi e posedimit të argumenteve ndaj të vërtetës se si ti arsyetojnë votat që kanë marrë si dhe politikës aktuale.

Z.Adili i bënë ftesë BDI-së që të ballafaqohen me të në debatet e rradhës.