S hkruan: Sulejman Mehazi

Për ”Të Gjelbrit” mjedisi apo ambienti është e drejtë e patjetërsueshme humane dhe një vlerë e përbashkët. Çdo gjë në natyrë duhet të shikohet e ruhet si vlerë e përbashkët. Pra, mbrojtja e natyrës është pjesë e përgjegjësive ekologjike të Partive së Gjelbërta. Për të Gjelbrit të gjitha speciat e gjalla në vend kanë vlerë të pazëvendësueshme dhe se me çdo kusht duhet mbrojtur.
Pasuria e vendit, prodhimi, konsumi dhe tregtimi pa kriter po kontribuon në varfërinë e vazhdueshme të pjesëve më të mëdha të resurseve duke shkaktuar një degradim të madh të mjedisit.
Të Gjelbrit kërkojnë që politikat ekonomike dhe tregtare të shërbejnë për arritjen e objektivave sociale dhe mjedisore dhe jo vetëm si tregues ekonomik të rritjes së prodhimit.
Eko-zhvillimi mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit në të gjithë sektorët e jetës. Secili qytetar ka të njëjtat të drejta për një ndarje të drejtë të burimeve që ekzistojnë në vend dhe njëkohësisht duhet të mbajë përgjegjësi për t’i garantuar brezat e ardhshëm që dhe ata të mund të gëzojnë të njëjtat të mira materiale.

1.1. Misioni politik i të gjelbërve

Misioni politik i Partive të Gjelbërta është : “Dhënia e alarmit për krizën e rëndë mjedisore të vendit ku jetojmë dhe ndërgjegjësimi i qytetareve për të reaguar”.
Ideja themelore e gjelbër e ka pikënisjen e humanizmit dhe solidaritetit ndaj natyrës, ekologjise, gjeneratave të ardhshme, me qytetaret ku jetojme dhe popujt e botes
Vizioni i Partive të Gjelbërta është i një shoqërie të qëndrueshme ekologjike dhe sociale ku bashkohen ndërgjegjshmëria, humanizmi, solidariteti dhe liria.
Partitë e Gjelbërta janë lëvizje që respektojnë të drejtat e njeriut, lirinë, drejtësinë, barazinë, demokracinë, paqen dhe ngrenë bazat e përgjegjësisë për mjedisin.

1.1.1. Lëvizjet politike të partive të gjelbërta ndahen në disa fusha sociale :
-Aktivitetet mjedisore dhe anti–nukleare; -Politikë të paqes kundër dhunës dhe konflikteve;
Zhvillimin e lëvizjeve feministe, luftojnë për një barazi të vërtetë ndërmjet burrit dhe gruas;
Lëvizjet për liri dhe për të drejtat e njeriut; Luftojnë kundër regjimeve totalitare;
Lëvizjet për drejtësi socilale dhe solidaritet.

1.2. Principet bazë te partive te gjelbërta

-Përgjegjesia për mjedisin e ambientin ku jetojmë;
– Autonomia individuale;
– Demokracia gjithëpëtfshirëse;
– Decentralizimi;
– Zgjerimi i drejtësisë;
– Diversiteti;
– Drejtësia globale;
– Zvillim i qëndrueshem, social, arsimor, ekonomik etj.

Shtojcë:
BDI-ja me idetë politike është duke i lënë me gishta në gojë kundërshtarët politikë maqedonas e shqiptarë.