Skandalet lidhur me punsimet e familjareve të BDI-së skane të ndalur dhe jo pak aktive në këtë drejtim ka qenë BDI e Likovës.

Më aktiv në këtë drejtim ka qenë ministri i Ekologjisë Sadulla Duraku i cili ka punsuar familjar thuaj se në çdo institucion.

Së fundmi Duraku ka punsuar vëllaun si profesor në gjimnazin Ismet Jashari dhe me pretendime për tu bërë drejtor.

Gjithashtu në shkollën fillore Dituria Likovë Sadulla Duraku ka punsuar 5 anëtar të familjes Duraku duke stërmbushur shkollën me familjarë të tij.

Po ashtu ministri Duraku ka punsuar edhe nipin e tij me drejtim jo adekuat në Doganat e Maqedonisë.

Gjithashtu kryetari i komunës Erkan Arifi ka emruar kusheririn e tij drejtor të shkollës fillore Kultura Mateç.

Edhe Ministri i Arsimit Arbër Ademi ka punsuar vëllaun si asistent në Universitetin Nënë Tereza dhe familjar tjerë nëpër institucione.

Deputeti Rexhail Ismaili ka punsuar vajzë e tij në Bankën popullore të Maqedonisë.

Zyrtari tjetër Jahi Jahiu kusheririn e tij ka emruar drejtor në shkollën fillore ndërsa djalin e axhës e ka emruar pergjegjes në shkollen fillore Faik Konica ne fsh Allashec.

Këto janë vetëm disa nga punsimet e familjarëve që zyrtaret e BDI likovë kanë punsuar apo emruar nëpër institucione.