Pas largimit të drejtoreshës së Qendrës për menaxhim me kriza, Suzana Saliu e cila do të jetë ndihmëse e Avokatit të Popullit, Alsat-M mëson se Qeveria në postin e saj të vjetër ka emëruar ish ambasadorin Agron Buxhaku.

Buxhaku edhe më herët ka drejtuar Qendrën e Krizave edhe atë për 9 muaj, pasi më vonë u emërua ambasador në Paris. Që nga janari i këtij viti kur dhe i skadoi mandati i ambasadorit, ish zëdhënësi i parë i BDI-së Agron Buxhaku nuk është parë të jetë aktiv në politikë.

“Secili veprim i BDI-së pavarësisht se cilës gjenerata të veprimit politik i takon, është pjesë e pandashme e kësaj makinerie politike që ka ndryshuar mënyrën e përfaqësimit qytetarë ndër shqiptarë”, thonë nga BDI, njofton Alsat-M.