Qytetarët e Tetovës janë habitur nga aktiviteti i parasotëm zgjedhor i BDI-së në Kodër të Diellit. “Pse shkoj bdi te promovoj projekte ne Kodër të Diellit kur drejtori esht i vmros dhe njekohesisht verejm se ne ket promovim pjesmarres jas vetem aktvist e shtabit te bdis dhe asnje njeri nuk verehet qe te jet si pjesmarres nga fshatrat perreth kodres se diellit. A vetvetes i premton projekte bdi ne kodren e diellit dhe se cfar projektesh premton kur tenderi per mirmbajtje te kodres se diellit para disa muajsh u morr nga nje ndermarrje prej serbije”, ka pyetur një banor i Tetovës.

Përndryshe, sipas informatave deri tek të cilat arriti televizioni Alsat, në Kodrën e Diellit,
bëhet një padrejtësi e madhe lidhur me sistemimin e punëtorëve shqiptarë, të cilët, edhe
përkundër faktit se të njëjtët janë me diploma adekuate në sferën e makinerisë, ekonomisë
dhe financave, të njëjtët punojnë si rojtarë të ski-lifteve, vozitës, kamerier e kështu me radhë.

295157