Pas gjendjes së rëndë në të cilën u gjet BDI dhe kur as shumat milionëshe nuk po bëjnë punë për të tërhequr sado pak shqiptarë në aktivitetet e saj, partia e Ahmetit po tenton të mashtrojë shqiptarët në mënyra të ndryshme.

E ballafaquar me skandale si korruptive, të amoralitetit dhe ikje të strukturës së saj të denjë që po lënë sallat e zbrazëta pas vetes, BDI po paraqet fotografi të para 10 vitesh për të treguar masovitet të rrejshëm.

Në një postim të para ca ditësh në profilin oficial të “BDI Gruaja – Çair” paraqitet një fotografi e para 10 vitesh kur në radhë të parë ishte ulur Gjenerali Gëzim Ostreni me zonjën e tij, përcjellur me tekstin “Forumi i gruas i BDI-së është i madh dhe ngelet i madh, madje edhe më i madh dë të bëhet“. Kuptohet atëkohë përkrahja e shqiptarëvi ishte unanime.

Pas skandaleve të paradokohshme të amoralitetit kur qarkulluan foto nudo, foto të lidhjeve jashtëmartesore si dhe të dhunës të funksionarëve të kësaj partie, por edhe pas bisedave “HotLine” që u publikuan së fundmi, çarshia flet se partia e Ahmetit ofron shuma parash dhe përfitime tjera atyre (femrave) që do paraqiten në ndonjë aktivitet partiak./FAKTE.

cair bdi