Televizioni “Telma” ka lajmëruar se BDI po negocion me të dy partitë maqedonase, VMRO dhe LSDM. Sipas këtij mediumi, që thirret në burime brenda BDI-së, partia e Ahmetit paralelisht po punon edhe në unifikimin e qëndrimeve të partive politike shqiptare.

“Kryetar i Kuvendit – shqiptar, zyrtarizim i gjuhës shqipe në tërë territorin e vendit, PSP të bëhet kategori kushtetuese, lirim i të burgosurve politik, shpërndarje të barabartë të buxhetit, përfaqësim adekuat në institucione…” janë vijat e kuqe nga të cilat nuk do të tërhiqemi, kanë deklaruar për Telma nga BDI.

Ndryshe, BDI edhepse tanimë 14 vite është në qeveri nuk ka arritur të jetësojë këto dhe kushte të tjera në interes të shqiptarëve, por vetëm pasi numrat e mandateve të deputetëve detyruan partinë e Ahmetit të ulet në tavolinë bisedimesh me liderët e Aleancës për Shqiptarët, kushtet e kërkuara nga Aleanca u shndërruan në vija të kuqe të shqiptarëve kundrejt maqedonasve./FAKTE.Net