Pas marrjes së mandatit nga ana e Zoran Zaev rreth qeverisë së re kanë filluar diskutimet e brendshme partiake si dhe diskutimet e mandatarit me subjektet shqiptare për ndarje të resorëve qeverisës. Tabloja fillestare në këtë drejtim është edhe ajo që pritej, BDI shfaq problem të theksuara brenda vetes midis të ashtuquajturve klane të ndryshme të cilat kanë ndasi shumë të mëdha. Nga kjo parti pritet në shprehje të vijnë  kuadrot e njohura si të afërta me LSDM që kryesisht në këtë tabor bëjnë pjesë disa nga ish zyrtarët e mandatit 2002-2006 dhe disa nga kryetarët aktual të komunave.

Ajo që befason më së shumti është qëndrimi i Lëvizjes Besa e cila në vazhdimësi ka mbajtur qëndrime që nuk do të bëhet pjesë e qeverisë, pa ridefinim të shtetit , pastaj këtë qëndrim për mospjesëmarrje në qeveri    më së shumti e vulosën  me vete faktin që nuk votuan  kryeparlamentarin e ri të shumicës parlamentare në ditën e përgjakur të 27 Prillit. Pastaj kërkesa  tyre për  tërheqje të kryeparelamentarit  Talat Xhaferi nga posti duket  sikur  u harrua dhe nga një kundërshtar i fuqishëm kundër pjesëmarrjes pa kushte në qeverii  duket të jenë subjekti politik me ambicioz për poste, sepse ajo që përmend në vazhdimësi është aspekti numerik se sa më shumë dikastere ministrore të merr nga BDI, madje ka tendenca që të ketë qasje në përzgjedhjen edhe të kuadrove të BDI-së ,duke tentuar të vendos kritere se kush duhet qenë apo jo minister nga rradhët e BDI-së.

Aleanca për Shqiptarët ashtu si në vazhdimësi tregohet shumë më parimore dhe nuk flet aspak për numra dikasteresh apo për emra deri sa theksin e vendos gjithmonë te votimi sa më i shpejtë i disa ligjeve që janë me prioritet në platformën e saj politike, në veҫanti ligji për gjuhën shqipe, çështja e vazhdimit të mandatit të Prokurorisë Speciale dhe ҫështje të tjera me rëndësi.

PDSH pothuaj se është tërësisht e terhjekur, sidomos pas zërave të fundit ku pritet që përfundimisht të tërhiqet kryetari Thaçi dhe dy deputet si dhe tërë anëtarësia ti bashkohen LR-PDSH-së, gjegjësisht Aleancës për Shqiptarët.

© fol.mk