Zhvillimi i fushatava të tensionuara zgjedhore në Maqedoni nuk janë risi. Ngjarje të njejta përsëriten disa cikle radhazi. Ajo që e karakterizon këtë fillim fushate është çështja e thyerjes së shtabeve zgjedhore. Në ditën e Alfabetit, u demolua shtëpia muze e Kongresit të Manastirit, ndërsa sot është janë thyer xhamat e shtabit të BDI-së në Sllupçan. Por kjo nuk është esenca e lajmit. Lajmi i vërtetë është sepse në rrjete sociale dhe në opinion qarkullojnë fjalë se këto sulme i kryen pikërisht BDI dhe anëtarët e saj, me qëllim që ti sulmojnë partitë tjera opozitare, gjoja ato sulmojnë shtabet e BDI-së. Për sulmin në Muzeun e Alfabetit, thuhet se kanë bërë persona të afërt me BDI-në, me qëllim që nga kjo parti të sulmojnë në baza nacionale partnerin e tyre VMRO. E njejta politikë e fëlliqur bëhet edhe duke i thyer shtabet e veta dhe duke akuzuar partitë e reja gjoja ata bëjnë fushatë të keqe.