Zyrtarë të lartë të partisë shqiptare në pushtet kanë filluar të mendojnë edhe për ‘ditët e zeza’ që mundë të vijnë pas zgjedhjeve të 24 prillit

Duke përdorur instrumentet e pushtetit, një pjesë e madhe prej tyre kanë marrë provimet e jurisprudencës, licencën e noterit, e një pjesë, duke filluar nga shkollat e natës, pa asnjë bagazh akademik janë bërë ligjërues në universitete.

Ndoshta nga paniku  dhe ankthi se mund të mbeten pa pushtet, ata janë angazhuar furishëm  për të siguruar një vend pune.

Ditë më parë, deputetja e BDI-së, Emira Mehmeti dha provimin për notere, ndërsa kohë më parë ka dhënë provimin e jurisprudencës edhe zëdhënësi i BDI-së, Muhamed Hoxha.

Mos të harrojmë edhe magjistraturën e ministrit të arsimit, Abdilaqim Ademit në fushën e metalurgjisë, por në një emision televiziv nuk e dinte as sistemin Mendelevit.

Ndërkaq, funskionarë të shumtë të kësaj partie me shkolla të dyshimta, përmes lidhjeve të krimit dhe korrupsionit, janë punësuar si ligjërues në tempuj të diturisë në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri. (INA)

dui panika