BDI nëpërmjet portaleve të saja në mënyrë skandaloze po thyen heshtjen parazgjedhore, duke agjituar haptas me publikimin e një fletëvotimi nga diaspora ku shihet qartë se është e rrethuar BDI. Kjo parti është në momentet më të vështira të ekzistencës së saj si subjekt politik, pasi ankthi për të shkuar në opozitë duket shumë afër.

Në një kohë kur BDI përjeton krizën më të thellë të sajën, ndoshta dhe nga frika e madhe që e ka kapluar, po thyen heshtjen parazgjedhore duke targetuar në opinion për ta rrethuar në mënyrë të hapur kandidatin e vetëm për deputet nga diaspora.

Në bazë të Kodit Zgjedhor çdo parti politike është e detyruar që ta respektojë heshtjen parazgjedhore, në të kundërt në bazë të ligjit duhet të dënohet për veprimin e thyerjes së heshtjes parazgjedhore. Thyerja e heshtjes parazgjedhore nga BDI duhet të alarmohet institucionet përkatëse për ta gjobitur BDI-në për të cilën ky veprim duhet dhe domosdo të mbartë dhe përgjegjësi kundërvajtës./fol.mk

15491827_1524195194263329_585822786_o

@fol.mk