Pasi një pjesë e funksionarëve të pushtetit vijnë po nga këto vendbanime ku deputi Xhevat Ademi, ministresha e Pushtetit Lokal, Shiret Elezi dhe zv/ministri i Financave, Gëzim Beadini, të gjithë kuadër të BDI-së nuk çajnë kokën për makthin e banorëve t’ua përmirësojnë kushtet thelbësore për një jetë optimale
Vërshimet e së shtunës në Malësinë e Tetovës sollën tek qytetarët e këtyre vendbanimeve frikë dhe dëshpërim për përmbytje më pasoja të rënda për ekzistencën e tyre. Nga vërshimet pësoi më së shumti rruga për në malësinë e Tetovës, ku banorët gjithnjë e më tepër druajnë se kjo rrugë po kthehet në tmerr, me gjasë duke u izoluar në lëvizjet e tyre. Malësia e Tetovës dhe Reçica e Madhe nuk rehatohen nga këto përmbytje, pasi institucionet shtetërore që udhëhiqen nga BDI, ende nuk e shohin të arsyeshme të marrin masat e duhura për rregullimin dhe pastrimin e rrugës për Malësinë e Tetovës dhe njëkohësisht të ndërtojnë shtratin e lumit të Reçicës së Madhe, pasi përmbytjet rrezikojnë ambientin dhe jetën e qytetarëve!
Është e habitshme sesi BDI me deputetin e zonës dhe ministreshën nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për sanimin e dëmeve dhe ndërkohë ndërtimin e shtratit të lumit në Reçicë të Madhe që nuk kalon më shumë se 50 metre gjatësi. Është krejt e papranueshme që banorët e këtyre vandbanimeve të përballen me përmbytje, ku problem kryesor paraqitet mosrregullimi i shtratit të lumit në Reçicë të Madhe, dhe rruga për Malësinë e Tetovës të mos marrin vëmendjen e pushtetit për tu rregulluar sipas standardeve bashkëkohore. Pasi një pjesë e funksionarëve të pushtetit vijnë po nga këto vendbanime ku deputi Xhevat Ademi, ministresha e Pushtetit Lokal Shiret Elezi dhe zv/ministri i Financave Gëzim Beadini, të gjithë kuadër të BDI-së nuk çajnë kokën për makthin e banorëve t’ua përmirësojnë kushtet thelbësore për një jetë optimale, dhe më pak të rrezikuar nga katastrofat natyrore!
© fol.mk