Pas shkrimit të gazetarit Muhamed Zeqiri i cili kishte marrë kërcënime nga individë të BDI-së, edhe në portalin Fol.mk arrin një mesazh që vërteton se kjo parti ka hyrë tashmë në një fazë tjetër. Anëtarë apo funksionarë të kësaj partie (BDI) kërcënojnë çdo portal apo gazetar për lajmet që nuk u pëlqejnë atyre. E njëjta ndodhi edhe me lajmin që u dha në portalin Fol.mk ku mërgimtarë të Zvicrës dhanë mesazhin që BDI të tërhiqet nga parlamenti. Menjëherë pas këtij lajmi janë aktivizuar kërcënuesit e BDI-së të cilët kësaj radhe kanë kërcënuar deri edhe mërgimtarët tanë në Zvicër.

Për hir të korrektësisë, portali Fol.mk po ua paraqet mesazhin i cili fakton se BDI tashmë është kthyer në parti kërcënuesish. Më poshtë e keni fotografinë e marrë nga takimi i Aleancës për Shqiptarët me mërgimtarët e Zvicrës në Cyrih, ku njëri prej tyre mbante pankartën “BDI jasht parlamentit”.

12801647_10207644087054056_8314850260008383794_n

kercenimi BDI