Propozim ligjet të cilët kërkonte Prokuroria Speciale që të miratohen nga Parlamenti I Maqedonisë, VMRO-DPMNE kategorikisht kundërshtonte, ndërsa LSDM dhe partitë parlamentare shqiptare BDI dhe PDSH duhej miratuar me qëllim që të hapet rruga për procesuimin efektiv gjyqësor të lëndëve të hapura nga afera e përgjimeve. Derisa vetëm 52 deputet të VMRO-DPMNE-së atë ditë u gjendën në sallë, 71 deputetët e partive tjera, 19 të BDI-së, 7 të PDSH-së, 1 Liljana Popovska, 1 Pavle Trajanov, 3 deputetet e pavarura dhe pjesa tjetër e LSDM-së duhej miratuar Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve si kërkesë e Prokurorisë Speciale.

Por, ajo që tronditi diplomatët perëndimor është Bashkimi Demokratik (BDI) për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) të cilat vepruan në koordinim, duke dalur nga salla për të mos votuar këtë Ligj të rëndësishëm për të sjellur Demokracinë në vend dhe për të hap rrugë për hetime të pavarura për proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Kjo tradhti, nuk mund të rikthehet pas përshkak të shumicës parlamentare të VMRO-së dhe BDI-së të mbështetur edhe nga PDSH.  Sot VMRO-DPMNE votoi kundër këti propozimi dhe nuk arriti që sërish të hyjë në rend dite, situatë që shkaktoi një kaos të vërtetë me çka koordinatori i LSDM-së, Goran Sugarevski e akuzoi  se këto parti tentojnë me çdo kusht që të pengojnë punën e PSP-së, ndërsa grupet parlamentare të BDI-së dhe PDSH-së qëndruan të heshtura në paturpësi.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski theksoi se pasi të votohet buxheti për vitin 2017 deputetët e koalicionit për Maqedoni më të mirë do të votojnë për zgjedhje. “Prej ditës së hënë do të shkojmë në zgjedhje dhe ju do ta merrni lekcionin”, ka deklaruar Dimovski. Pas këti fjalime deputetët e revoltuar të LSDM-së në mënyrë demostrative lëshuan mbledhjen.

 

©Fol.mk