Shpeshherë kemi  dëgjuar në fushatën parazgjedhore,po edhe para saj njërin prej liderëve të “Aleancës për Shqiptarët”, Ziadin Sela tek po paraqiste platformën politike duke thënë se: “Më jepni legjitimitet dhe unë nuk do të hyj në qeveri, por do i thërras të gjitha partitë politike shqiptare për unifikim të qëndrimeve kundrejt bllokut politik maqedonas”. Ndërsa, kohët e fundit jemi dëshmitar që opinionit i servohet nga eksponent të BDI—së me Xhevat Ademin, se gjoja ata po thirren në emër të doktrinës për barazi të plotë dhe kjo barazi të vijë si rezultat i një unifikimi i gjithë spektrit politik shqiptar, ndërsa harron Xhevat Ademi, se teza në fjalë është e “vjedhur” nga Ziadin Sela, tek i cili dhe në fushatë por dhe kurdoherë e ka thënë se në momentin që do marr legjitimitet nga sovrani, do unifikoj spektrin politik shqiptar për të vënë kushte ndaj palës maqedone. Për këtë është dëshmi dhe materialet e shumta në media e gjetiu, andaj edhe “vjedhja” e kësaj  ideje  mund të konsiderohet si një përfitim politik në kurriz të Ziadin Selës. Për hir të korrektësisë së opinionit shqiptar po e shkëpusim deklaratën integrale të Ziadin Selës për unifikimin e bllokut politik shqiptar: “Ka dy vite që i drejtohem popullit shqiptar, më jepni legjitimitet dhe unë nuk do hyj në qeveri, por do i thërras të gjithë partitë politike shqiptare për të unifikuar qëndrimet dhe ashtu si bllok politik shqiptar të përballemi me bllokun politik maqedonas, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të zgjedhim çështjen shqiptare këtu në Maqedoni”, është shprehur Ziadin Sela.

© fol.mk