Bashkimi Demokratik për Integrim, ka pasur sot takim me banorët e Kondovës. Edhe pse paraprakisht kuadrot e BDI-së në komunën e Sarajit u përkujdesën të lironin më herët edhe fëmijët nga shkolla për të mbushur sallën ku mbahej takimi i BDI-së, dhe pse njerëzit u ftuan shtëpi më shtëpi, funksionarët e partisë së Ahmetit pësuan fiasko të vërtetë.

Mezi se e pritën 8 persona. BDI mori përgjigjen më të mirë se nuk është e dëshiruar në Kondovë, se banorët e Kondovës e dënojnë kriminalitetin dhe amoralitetin e BDI-së. Kondova ia dha sot përgjigjen BDI-së se çfarë do të pësojë më 11 dhjetor. Kondova nuk i duron dot tradhëtarët e shqiptarëve./Ditari.mk/