Ngjashëm si VMRO-DPMNE edhe partneri i tyre BDI, ka filluar që fajtorët për dështimet e tyre ti kërkojë nëpër botë. Kësaj radhe për dështimet në Tetovë BDI-së faj i kanë kinezët. Kryetarja e Komunës, Teuta Arifi, zgjedhjet lokale i fitoi zgjedhjet edhe me premtimin për ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë. Por pas katër viteve kjo shkollë nuk shihet askund dhe në vend që të jep llogari për këtë para banorëve të Reçicë, Teuta Arifi, fajin për mosndërtimin e shkollës ua hodhi disa kinezëve, duke mos precizuar nëse bëhet fjalë për shtetin, Qeverinë kineze apo ndonjë kompani apo grupacion tjetër. “Unë dëshiroj që t’ju informoj, se siqë e keni tëe informume, kjo shkollë është pjesë e investimit kinez. Ne si komunë ja kemi dhënë lejen e ndërtimit, e kemi kryer projektin e shkollës edhe sot unë mund të them se në qoftëse miqt e tanë kinez vonohen ala e ala më shumë, këta zotëni deputetë e ministra, me Xhevatin në krye, bukur mirë do e nxjerin buxhetin e dërzhavës dhe të Qeverisë që kjo të hyjë në buxhetin tonë në qoftëse eventualisht pritet ala ma gjatë për këtë shkollë”, tha Teuta Arifi gjatë tubimit të mbrëmshëm në Reçicë të Tetovës.