BDI kërkon konsensus midis katër partive nënshkruese të Marrëveshjes të Përzhinës për rregullimin e njësive zgjedhore, sidomos për njësinë e 6, e cila tejkalon limitin ligjor prej 5 për qind të votuesve, më shumë seç është planifikuar me ligj. Për rregullimin e kësaj njësie kërkohet kompromis, pasi që njësia 6 ka mbi 30 mijë votues më tepër se njësitë e tjera zgjedhore.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferri theksoi se ideja e tyre është që të ketë koncensus.

Por burime partiake nga kjo parti theksojnë për INA se Dibra dhe Qendra e Zhupës propozohet që të kalojnë në njësinë 5, ndërsa asesi nuk do të lejohet kalimi i Zajazit, apo të një pjese të madhe të Kërçovës. (INA)