Veprimet e fundit të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe sjellja e tij e papërgjegjshme, në një kohë kur vendi kalon në një gjendje tepër të rëndë në ballafaqim me virusin COVID19, ka hasur në reagime të shumta të opinionit në vend. Ndër  qytetarët të shumtë që kanë ngritur zërin , ndaj tentimit të ministrit Bekteshi, i cili  edhe në këtë situatë tepër të rëndë ka gjetur mundësinë e shfrytëzimit të kësaj fatkeqësie për të fituar pikë politike, ka reaguar edhe Bujar Bajrami – sekretari tekniko organizativ i ASH-së, i cili nëpërmjet një postimi në fejsbuk e ka quajtur këtë veprim të turpshëm.

Ja se çfar ka shkruar Buajr Bajrami: (postimi i plotë)

Në një kohë kur e gjithë bota është duke u përballur me një situatë të pazakontë të Pandemisë që ka shkaktuar COVID-19, në vend që autoritetet politike në vend të meren me manaxhimin e situatës duke ngritur mekanizmat e duhur, dikush ka zgjedhur që të shfrytëzojë momentin e kësaj fatkeqësie për të bërë fushatë të ulët politike. Ja se si mundohet ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të mbulojë paaftësinë institucionale të tij dhe të subjektit që ai përfaqëson rreth menaxhimit të pandemisë të shkaktuar nga Coronavirus-i:

1.Fillon xhirimin prej hyrjes, me paralajmërim – me drejtorin e marketit (i cili nuk duhet të jetë në market).

2.Hyn në detaje rreth asaj se si duhet të pastrohet ambienti dhe si duhet të jetë higjiena e punëtorëve duke marë garancë se të gjithë janë me doreza, a në fakt njëri arkëtar nuk mban fare doreza.

3.Duke hyrë në detaje për ‘prodhimin’ e KAM-it, Kreshnik Bekteshi thotë: këta janë “Private Label” i juaj. Gënjeshtër ‘mediale’ sepse KAM-i vetëm ribrendon produktin e prodhuar nga Bujqit dhe Blegtorët vendor.

4.Odlično Odlično – përshkrimi i Kreshnik Bekteshit për KAM Marketin.

5.Jep deklaratë për media para KAM Marketit duke reklamuar logon e kompanisë. #TURP

#TURP