Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në mbledhjen e kryesisë qendrore do të vendos lidhur me koalicionimin me VMRO-DPMNE apo opsione të tjera që ishin lansuar nga lideri i kësaj partie Ali Ahmeti.  Sipas portalit Plusinfo, BDI ka zhvilluar bisedime me VMRO-DPMNE, kryesisht përmes të deleguarit Musa Xhaferri, i caktuar nga Ahmeti, por edhe takimi i drejtpërdrejt mes Ahmetit dhe Gruevskit. Sipas këtij portali, BDI kërkon që kryeministër të jetë Nikolla Popovski, që tani kryen detyrën e ministrit të jashtëm, ndërsa nuk do të pranohen që të jenë ministra, të gjithë ata që po hetohen nga Prokuroria Speciale. Marrëveshja e lansuar jozyrtarisht parasheh që Talat Xhaferri të jetë kryetar i Parlamentit. (INA)