QENAN ALIU

..BDI-ja më në fund solli vendimin që në fakt ishte edhe alternativa e vetme për këtë subjekt politik.

Vendimin e vlerësojë si të drejtë , por padyshim se të sjellur disi me vonesë dhe me disa taktizime të panevojshme. asnjëherë në politik nuk duhet taktizuar, kur taktikat do të ishin lehtësishtë të kuptueshme për gjithsecilin e lëre më me ata që meren me te.

Sido që të jetë, vendimet janë në fund të fundit vlerësime dhe përgjegjësi e vet partisë politike që i sjellë konform procedurave të parashikuara në dokumetet e sajë. Nuk anshkalojmë faktin se ky vendim u sollë në moentumin kur Bdi-ja më në fund se të gjithë të tjerët u bindën se partneri i tyre i dekadës i kryesuar nga kupolla aktuale thellësisht e kriminalizuar me nxitjen dhe organozimin e protestave të fundit përfundimisht e DOGJI KARTËN se establishmenti aktual i kësaj partie të mund të qeveris ndonjëherë më në një qeveri multietnike.

Partia po me reformë dhe ndryshime të thella , por këta protagonist nuk do të munden.

Bdi-në e presin sfida tjera të natyrave të ndryshme, ajo edhe më tutje do të denigrohet nga vetë partneri një dekadësh në forma të ndryshme, prandaj partisë i duhet një rreflektim për freskime në të kundërtën do të pësoj keq në rejting edhe më tutje. Bdi nuk do të mund të ndalojë procesin e përgjegjësisë për cilin do funksionarë të saj që eventualisht ka ra ndesh me ligjin dhe është përqafuar me krimin. Ata eventualisht do të mbeten përgjegjësi individuale ndërsa partia do ta mbajë dhe paguaj edhe më tutje përgjegjsinë politike.

– Pra Bdi në vazhdim nuk duhet të thoni se u zyrtarizua statusi i gjuhës shqipe ashtu siç menduat se i mashtruat shqiptarët këtë dekadë por do të thoni se u AVANSUA statusi dhe hapësiara e përdorimit të gjuhës dhe kaq ishte e mundur kësaj rradhe ;

– Mos thuani se ne nuk kemi kontribuar për këtë krizë sepse ju jeni kontributorë të drejtpërdrejtë por jo më të mëdhenjtë ; – Mos thoni se Bdi i përfaqëson shqiptarët sepse nuk i përfaqësoni jeni të delegjitimuar por keni hise në përfaqësim ;

– Dhe në fund ,ju vë në dijeni se poqëse nuk do të përfillni edhe më tutje sugjerimet KONSTRUKTIVE të opinionit dhe njerëzve të fushave përkatëse të bazuar në fakte dhe analiza, JU do të përgjysmoheni me vota edhe njëherë visa vi përgjysmimit të fundit. Nse kjo ju duket e pabesueshme provoni e shkoni me KOKËN TUAJ . Ju sapo hynët në binarë politike !