Me afrimin e fillimit të fushatës parazgjedhore, partitë politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje përpiqen në forma të ndryshme të afrojnë sa më shumë mbështetës rreth tyre përmes formave të ndryshme. Ajo për të cilën shquhet partia në pushtet BDI, është presioni në administratën e shtetit dhe në institucionet tjera shtetërore. Frika që BDI nuk do të arrij të mbushi Sallën e Sportit “Boris Trajkovski” në Konventën e sajë promovuese, cila merr jo me shumë se 8000 veta, ka shtyer që eksponentë të kësaj partie të ushtrojnë presion të vazhdueshem mbi të punësuarit e tyre në institucione shtetërore. Kështu flasin burimet tona brenda BDI, që pos tjerash trysni po ushtrohet edhe mbi të punësuarit në TEC Osllome. E tëra kjo thuhet se bëhet për arsyje që të arrihet maksimalisht të nisen gjysma e njerëzve qe janë nis në konventat paraprake. Kjo formë e presionit që ushtrohet ndaj të punësuarve dënohet me të gjitha ligjet e vendit dhe njekohësisht për presione të këtilla dhe shantazhe të ndryshme janë të njoftuar edhe përfaqësues të jashtëm!

© fol.mk