BDI po vazhdon me hapjen e shtabeve nëpër shkolla, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj. Denoncimi mi fundit që ka ardhur në adresën tonë është se në fshatin Shitovë të Kërçovës, BDI ka hapur shtabin e saj në objektin e shkollës së fshatit. Madje prezent në hapjen e shtabit kanë qenë edhe ish deputetja Vjollca Nuredini si dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë Nasuf Ipçe.

Kujtojmë se kohë më pare BDI kishte hapur shtab edhe në shkollën fillore “Jashar Beu Shkup”, të cilën pas denoncimit dhe presionit të televizionit SHENJA u detyruan ta mbyllin./lajmpress.com

shkolle-282x500

shkolla1