Përfaqësues të degës lokale të BDI-së dhe nismës qytetare “Gostivarin që e dua”, vendosën dhjetëra qese me mbeturina, në shenjë protested he pakënaqësie nga higjiena në Gostivar. Kryetari Taravari theksoi se bëhet fjalë për aktivitet parazgjedhor në adresë të gabuar.

Afrim Aruçi, është bartës I listës për këshilltarë nga BDI në fjalimin para ndërtesës së komunës së Gostivarit theksoi se mbeturinat janë grumbulluar në pjesë të ndryshme.

“Anëtarët tanë sot dolën në terren dhe e kryen punën e cila është obligim I autoriteteve lokale. I pastruam lagjet nga mbeturinat, sepse këto katër vite pastërtia në qytet është nën çdo nivel dhe pa kujdes institucional.

Këtu që t’ia bëjmë me dije opinionit, se para katër viteve Taravari fliste për qytet të pastër, ndërsa sot çdo kënd I qytetit është përplot me mbeturina”, tha Aruçi.

Ai theksoi se njeriu I parë I qytetit edhe pas katër viteve nuk e përmbushi premtimin për investim në deponinë Rusino dhe zgjidhje të problemit.

Arben Taravari, kryetar I Komunës së Gostivarit, I pyetur për të komentuar akuzat e oponentëve politikë, I hodhi poshtë sit ë paargumentuara dhe se ato janë bërë në adresë të gabuar.

“Për deponinë duhet të protestojnë para ministrisë së Ekologjisë, sepse atje ende nuk ka përfunduar puna deri në fund. Por, janë mësuar, e akuzojnë Taravarin për gjithçka. Kështu që unë ja fajtor edhe për kazinot e shumta në qytet, në Strugë, në Pair, për spitalin e pandërtuar në Kërçovë e madje pres të më shpallin fajtor edhe për autostradat e pandërtuara drejt Bllacës dhe Ohrit. Jam I bindur se më 17 tetor do ta marrin përgjigjen nga qytetarët”, tha Taravari.