BE dhe SHBA për 20 shkurt do të vlerësojnë nëse kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve do të mund të jenë të besueshme më 24 prill, siç është rënë dakord me marrëveshjen e Përzhinos, është thënë në deklaratën e përbashkët nga Orav dhe Bailey pas takimit me kryeministrin e qeverisë së përkohshme, Emil Dimitriev.

Në deklaratën e tyre të përbashkët theksuan se KSHZ-ja duhet të marrë të gjitha financat e nevojshme dhe personelin për organizimin e plotë dhe të suksesshëm të zgjedhjeve.

Komisioni shtetëror zgjedhor duhet të jetë plotësisht i siguruar me personel dhe financa. Për sa i përket regjistrit zgjedhor, nga ana tjetër, duhet të mbarojnë kontrollet fillestare të kryqëzuara nga  të gjitha bazat e të dhënave relevante për të marrë sa më të plotë të dhënat që si do të jetë procesi i pastrimit, duke përfshirë kontrolle në teren – tha Orav gjatë transmetimit të deklaratës së përbashkët.

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së theksojnë se partitë politike duhet të lejojnë reformën e medias, për të cilën janë dakorduar në marrëveshjen e Përzhinos.

Siç kemi rënë dakord më 2 qershor, katër partitë kanë arritur marrëveshje mbi reformën e medias. Transmetuesit duhet të demonstrojë përputhshmërinë me kërkesat ligjore të nenit 61 të Ligjit mbi Shërbimet audiovizuele për të siguruar prezantim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme – theksoi Orav në qëndrimin e përbashkët.