Komisioni Evropian theksoi me forcë sot se priste një respektim të plotë të rendit kushtetues spanjoll, një ditë pas deklaratës për pezullimin e pavarësisë të Katalonjës nga presidenti separatist, Carles Puigdemont.

“Komisioni po ndjek nga afër situatën në Spanjë dhe ripërsëriti thirrjen e tij të mëparshme për një respektim të plotë të rendit kushtetues spanjoll”, deklaroi zëvendëspresidenti i ekzekutivit evropian, Valdis Dombrovskis, gjatë një konference shtypi në Bruksel.

“Ne kemi besim tek institucionet spanjolle, kryeministrin Mariano Rajoy me të cilin presidenti Jean-Claude Juncker është në kontakt të vazhdueshëm, dhe ndaj të gjitha forcave politike që po punojnë për një zgjidhje të çështjes”, shtoi Dombrovskis, duke saktësuar ndërkohë që kjo zgjidhje duhet të arrihet në kuadër të Kushtetutës spanjolle, përcjell Atsh.

“Ne do të mbështesim përpjekjet për të tejkaluar ndasitë dhe fragmentimin në mënyrë që të sigurojmë unitetin dhe respektimin e Kushtetutës spanjolle”, theksoi finlandezi.