Në një kohë kur në Shqipëri po përfundojnë afatet ligjore për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit dhe për ngritjen në Kuvend të komisioneve të vettingut, Bashkimi Europian është shprehur sërish kundër bojkotit të institucioneve nga opozita.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç ka deklaruar se debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend.

“Që kur nisi bojkoti i opozitës ne shprehëm keqardhje, sepse besojmë se debati politik nuk duhet të mbahet jashtë, por brenda Parlamentit. Nga pikëpamja jonë bashkëpunimi mes opozitës dhe qeverisë dhe dialogu mes tyre janë thelbësore edhe për ambicjet e vendit, që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Sigurisht që përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme janë një pejsë e rëndësishme e këtij procesi dhe ne e kemi ndjekur nga afër situatën. Ju thatë se sot është afati i fundit për regjistimin, për ne është shumë e rëndësishme që të shohim të mbahen zgjedhje të lira, të ndershme dhe të përgatitura mirë”, deklaroi Koçijançiç.