Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, feston sot (e martë) ditëlindjen e saj të 26-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Në mesnatë, Beatrix ndau me ndjekësit disa fotografi mjaft provokuese, ku shihej e veshur me pantallona të shkurtra dhe një triko të bardhë.

Ajo mbante në duar tortën e ditëlindjes që në orët e para të datës 9 qershor, e kishte marrë dhuratë nga më të dashurit e saj.

Mes shumë imazheve, në fund nuk ka munguar edhe një fotografi me nënën e saj, Antigonën.

“26, duke falënderuar Zotin për jetën. Gëzuar ditëlindjen për mua”, shkroi bukuroshja Ramosaj në Instagram.
Beatrix shpesh vihet në qendër të vëmendjes për pozat e saj atraktive në rrjetet sociale, pasi tash e sa kohë ajo ushtron më shumë profesionin e blogeres se sa atë të këngëtares. /Telegrafi/