Dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha nuk kanë fituar çmime në ceremoninë e sivjetme MTV EMA 2016.

Dua ishte e nominuar në kategorinë për “Depërtimin më të mirë” bashkë me Bebe Rexhën, ndërsa kjo e fundit ishte e nominuar edhe në kategorinë për “Yllin më të mirë të ri”.

Për “Depërtimin më të mirë” fitoi DNCE, ndërsa për”Yllin më të mirë të ri” Zara Larsson.