Albumi i këngëtares shqiptare Bebe Rexha është ndër më të priturit e këtij viti. Dhe për albumin e saj debutues, bukuroshja ka zgjedhur një ditë të veçantë, sidomos për popullin e Kosovës, pasi pikërisht në ditën kur Kosova feston përvjetorin e nëntë të pavarësisë, pra më 17 shkurtë, ajo do ta nxjerr në treg këtë album, transmeton Zeri.info.

Image

Bebe e cila po shënon sukses të jashtëzakonshëm me hitin e ri “I Got You”, ka bërë të ditur se albumi i saj do të jetë me dy pjesë. “Albumi im do të dalë në shitje më 17 shkurt, por do të dypjesësh”, ka shkruar ajo në Twitter.

Pjesa e parë e albumit është i zhanrit ritmik/urban dhe mban titullin “All Your Fault Pt 1”, në të cilin gjenden 6 këngë. Botimi i albumit në dy pjesë është një risi në industrinë e muzikës./ZERI

Image

Do të jetë interesant që të shihet se cilat këngë do të gjenden në pjesën e parë. Ndoshta do të jetë kënga me Nicki Minaj “No Broken Hearts” dhe “I Got You”, si dhe bashkëpunimi i saj i dytë me G-Eazy, “Fuck Fake Friends”.

Dhe përderisa nuk ka ende datë për pjesën e dytë të albumit, Bebe ka deklaruar se gjatë turneut të saj ‘All Your Fault Tour’, do t’i gëzoj fansat pikërisht me këto këngë. Bebe turneun e saj e fillon me koncertin në Dallas me 1 mars.