Këngëtarja Bebe Rexha nuk ngopet me suksesin në muzikë, kështu që ka vendosur t’i bashkohet një tjetër profesioni.

Atë do ta shohim shumë shpejt në një prodhim filmik të kinematografisë amerikane, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram, ku postoi një fotografi të shkrepur bashkë me dy prej bashkëpunëtorëve kryesor të saj në këtë projekt.

Filmi në të cilin do të jetë pjesë edhe Bebe Rexhën quhet ‘Home’ dhe është në bashkëpunim me Machine GunKelly dhe X Ambassadors.

Këngëtarja nuk ka bërë të ditur nëse do të jetë në rolin e aktores apo do ta këndojë kolonën zanore të filmit, megjithatë ajo njoftoi se ‘Home’ vjen shumë shpejt.