Familjari i të dënuarve dhe organizatori i protestave të sotme për rastin “Monstra” Bedri Ajdari, ka lexuar deklaratë para qytetarëve që marshuan.

Ai tha se Qeveria e Zaevit i ka zhgënjyer ngase ka lejuar që prokuroja e re e lëndës të shërbehet me të njëjtat prova që u përdorën nga prokurorja e kaluar.

““Nuk pritej që qeveria Zaev të shuaj gjithë atë shpresë për drejtësi. Jemi këtu se ne me kokën lartë dalim para popullit dhe themi se jemi krenarë me familjarët tonë dhe se nuk kaun bërë asnjë krim. Krimi i tyre është se janë shqiptar. Njëjt sikur rasti i familjarëve hetoni janë rasti Alfa, Almiri i vogël, Sopoti, Brodeci, Harun Aliu etj”, tha Ajdari.

Ai tha se protestat nuk do të ndalen deri sa të vije drejtësia në vend.

“Të ndërpriten pazaret politike në kurriz të shqiptarëve. Të shkarkohen prokurorja dhe gjykatësit e rastit “Monstra”. Kuvendi dhe qeveria t’i publikojnë përgjimet për rastin ‘Monstra’. Të thirren ekspertë ndërkombëtar të pavarur që të merren me të gjitha rastet e montuar politike ku shqiptarët po vuajnë. Drejtësia do të vije sado që të vonohet”, deklaroi më tej Bedri Ajdari.