Që nga viti 1991 kur u shpall Miss Albania, kanë kaluar plot 25 vjet. Edhe pse gjatë këtyre viteve i ka ndodhur ta shohë dhe ta kujtojë vazhdimisht atë kohë, në të vërtetë nuk ka aspak dëshirë t’i rikthehet për të parë veten: “Nuk dua ta shoh veten. Nuk më pëlqen. Madje them si më kanë zgjedhur mua..” – tregon Valbona për “Rudina”, pasi në ekran shfaqet një insert nga Miss Albania 1991.

val

Atëherë ishte vetëm 19 vjeҫ dhe të gjithë e dinë se Before & After 25-vjetësh për të nuk përbën asnjë ҫudi. Ose, nëse do të kishte vërtet ҫudi – që sot është shumë më e bukur se atëherë.

v

Megjithatë, është një kohë që sa herë i rikthehesh ka emocione, tregon Valbona. Natyrisht, Miss-i ia ndryshoi të gjithë rrjedhën e jetës, edhe pse dëshira për ekranin kishte filluar që para atij kompeticioni: “Nëse nuk do të merresha me televizion, me siguri do të isha sërish pjesë e artit, teatër, pikturë. Unë e kam nisur me violinën, e kam përfunduar me sportet. Nëse nuk do kishte qenë Miss-i, aktrimi më pëlqente, piktura. Drejt artit do isha besoj, ndoshta jo në televizion, por teatri, arkitektura….”

bon

Madje para se të merrte pjesë në Miss, Valbona kishte provuar veten në prezantim në Tv Shqiptar për prezantiuese: “Para se të fillonte Miss-i, unë kam bërë prova në TVSH. Isha bashkë me motrën time. Filluam të lexonim në një studio të madhe. Kisha dëshirë që të isha pjesë e ekranit para se të bëhesha Miss.