Kur mendohej se kanë vendosur të pushojnë krejtësisht nga politika, katër ish deputetë të PDSH-së janë bë bashkë në rrethinën e Gostivarit.

Ambienti i bukur pranveror në restorantet e fshatit Vrutok si duket nuk është arsyeja e vetme pse janë ulur bashkë ish deputetët Orhan Ibrahimi nga Likova-Kumanova, Gazmend Aliu bga Gostivari, Merale Uzeiri Ferati nga Tetova dhe dhe Bekim Fazliunga Kondova-Saraji.
Së paku keshtu mund të konstatohet nga sllogani me të cilin kanë shoqëruar fotografinë e publikuar në Facebook, që është: “Së shpejti…”. E për katër politikanë dhe ish deputetë një slogan i tillë nuk ka se si mos të kuptohet edhe si një paralajmërim për ndonjë iniciativë të re politike, shkruan Almakos.

Ibrahimi, Aliu, Uzeiri Ferati dhe Fazliu ishin ndër deputetët më aktivë të PDSH-së, kurse u tërhoqën nga ky subjekt pa bë fare zhurmë. Mirëpo si duket terheqja ka qenë e përkohshme, sepse me gjasë ata dëshirojnë ende t’i japin politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.